Arrestohen 80 persona në Kosovë, nuk zbatuan vendimin për kufizim të lëvizjes

Prishtinë | 07 Pri 2020 | 13:54 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar 85 persona për mosrespektim të masave ndaj pandemisë Covid-19.

Sipas raportit 24 orësh, në qytetin e Prishtinës kanë ndodhur 15 raste, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 67 personave të përfshirë.

Pas rajonit të Prishtinës, numri më i madh i rasteve ka ndodhur në atë të Prizrenit dhe Gjakovës, dhe atë nga 4 raste, për të cilat janë arrestuar gjithsej 10 persona.

Ndërsa, Komuna e Gjilanit ka raportuar për 1 rast me 1 person të përfshirë dhe Mitrovica e Jugut ka raportuar 3 raste dhe 7 të arrestuar.

Sipas këtij raporti, në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Ferizajit dhe Pejës nuk është raportuar për asnjë rast të ndodhur brenda 24 orëve.

Të ngjashme