Arrestohen dilerë nga Gostivari, policia u gjen 34 pako me drogë

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 15:36 | Nga Ekonomia Online

Punonjësit policorë të SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, dje rreth orës 15:15 në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, kanë privuar nga liria K.S.(52) dhe M.A.(60) nga Gostivari, pasi gjatë bastisjes te  K.S. Janë gjetur 34 pako me heroinë.

Siç informojnë nga MPB-ja, të dy janë mbajtur në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojnë parashtresat për “prodhim dhe tregtim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. 

Të ngjashme