Arrestohen dy doganierë për marrje të ryshfetit

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Në vendkalimin kufitar Tabanovcë, mbrëmë në orën 3 pas mesnate Policia ka privuar nga liria dy zyrtarë doganorë, për shkak se janë të dyshuar për marrje të ryshfetit. Pas denoncimit nga personi i dëmtuar për marrje të ryshfetit nga ana e doganierëve në Tabanovcë, policia menjëherë ka kryer bastisje të nëpunësve të doganës Z.J. nga fshati Hotël dhe T.M. nga Kumanova. Gjatë bastisjes në hapësirat zyrtare në Drejtorinë e doganave në vendkalimin kufitar Tabanovcë, janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicerane.

“Në orën 03:00, personi i dëmtuar ka paraqitur se ka dhënë ryshfet tek doganierët në vendkalimin kufitar Tabanovcë, në hyrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Menjëherë janë ndërmarrë masa dhe aktivitete adekuate. Është kryer bastisje nëpunësve të doganave. Është bastisur edhe hapësira e Drejtorisë së doganave në vendkalimin kufitar Tabanovcë. Janë gjetur 1670 euro dhe 190 franga zvicerane. Doganierët janë privuar nga liria dhe kundër tyre do të ngritët denoncim adekuat”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme