Arrestohen dy persona dhe konfiskohet marihuanë

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 17:53 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona dhe ka konfiskuar 968.3 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

Policia pas një hetimi ka siguruar informata se në një lokacion në rajonin e Gjilanit disa persona mund të posedojnë një sasi të narkotikëve.

“Njësiti i hetimeve të DHTN-së, së bashku edhe me njësi tjera policore kanë realizuar një kontroll në fshatin Korretin të Kamenicës në një shtëpi dhe objektin përcjellës, me ç’rast është gjetur sasi e marihuanës.

Lidhur me këtë rast janë arrestuar D. K. i lindur me 1995 dhe F. J. i lindur me 1991. Të dyshuarit e arrestuar dyshohet të kenë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikoterapie dhe analoge’, të cilët me urdhër të prokurorit ndalohen për 48 orë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme