Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë të dielën të dyshuar se i kanë vjedhur telefonin një qytetari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në parkun e qytetit në Mitrovicë.
“Policia ka arritur t’i arrestoj dy persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale ‘vjedhje’ të cilët janë identifikuar nga ankuesi. Arrestimi i personave të dyshuar N.L. 23-vjeçar dhe B.P. 23-vjeçar, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe pas intervistimit, të dyshuarve me urdhër të prokurorit kujdestar iu është shqiptuar masa e ndalimit policor dhe ndaj tyre është iniciuar rasti ‘vjedhje’”, thuhet nga zyra për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovicë.