Arrestohen dy persona në Suharekë, tentuan të vidhnin naftë

Prishtinë | 10 Jan 2019 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar dy persona në Suharekë.

Dy të dyshuar janë arrestuar në Suharekë pasi janë zënë në flagrancë duke tentuar që të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët brenda në një depo, njofton Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi  janë zënë në flagrancë duke tentuar të kryenin vjedhje të baterive dhe derivateve të naftës nga kamionët  brenda në një depo. Nga të dyshuarit është konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se ishte përdorur në rast, ndërsa pas intervistimit të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme