Arrestohen dy persona për bixhoz

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët kishin zhvilluar lojëra të fatit në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Sipas një raporti 24 orësh të policisë, aty janë konfiskuar një televizor, një ftohëse për Lap-top, dy skanerë, dy monitorë, një -shtëpizë kompjuterike, një printer, një lap-top dhe 1430 € të gatshme.

“Është raportuar se gjatë kontrollit në një lokal janë hasur dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar duke zhvilluar lojëra të fatit me ç’rast janë konfiskuar  tre televizor,  një ftohëse për Lap-top, dy skanerë, dy monitorë, një -shtëpizë kompjuterike,  një printer, një lap-top, dhe 1430 € të gatshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme