Dy pronarë të një lokali të lojërave të fatit, janë arrestuar nga policia për veprimtari të kundërligjshme.
Në Gjakovë, më saktësisht në rrugën “Nëna Terezë”, policia dhe inspektorati i Administratës Tatimore, me anë të një kontrolli kanë gjetur se dy pronarët e lokalit të lojërave të fatit janë duke ushtruar veprimtari në mënyrë të kundërligjshme.
Policia ka konfiskuar një kompjuter dhe një server i kamerave të sigurisë.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.