Arrestohen dy shqiptarë dhe një serb pasi iu gjendet kokaina

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 12:14 | Nga Ekonomia Online

Të mërkurën rreth orës 22:15 në Gjilan, janë arrestuar dy serbë dhe një shqiptar pasi të njëjtëve u është gjetur 5.1 gramë kokainë.

“Pas një pune hetimore janë hasur dhe arrestuar tre të dyshuar meshkuj, një serb dhe një shqiptar shtetas të Serbisë, si dhe një shqiptar shtetas i Shqipërisë, ku gjatë kontrollit te i dyshuari serb janë gjetur dhe konfiskuar 5.1 gramë substanca të dyshuara narkotike të llojit Kokainë, ndërsa te i dyshuari shtetasi i Shqipërisë  janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme”.

“Nga të dyshuarit është konfiskuar vetura me të cilën kishin qenë, dhe tre telefona celularë. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme