Arrestohen dy shtetas të huaj, u përleshën ndërmjet vete

Prishtinë | 11 Maj 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftua se një shtetas sirian dhe një tjetër nga Palestina janë arrestuar mbrëmjen e kaluar, raporton Ekonomia Online.

Të njëjtit sipas raportit 24 orësh janë përleshur mes vete, dhe ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

“Të njëjtit kishte gjetur edhe një thikë. Kjo e fundit është gjetur pas një kontrolli që ka kryer policia te të dyshuarit. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Të ngjashme