Arrestohen dy të dyshuar për kërcënim me armë

Prishtinë | 08 Dhj 2020 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka arrestuar dy të dyshuar për kanosje me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Prishtinës të dyshuarit  në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, kanë kanosur një person dhe më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Të arrestuarit janë A.D 33 vjeçar dhe N.B 41 vjeçar.

Policia ka kofiskuar armën dhe disa fishekë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, një person I dyshuar nga një veturë e tipit Audi me targë Kosove ka kanosur një person dhe ka ikur nga vendi I ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka organizuar një operacion të shpejtë për lokalizimin e veturës si dhe identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit ;

● A.  D, 33 vjeç, mashkull, shtetas I Republikës së Kosovës, si dhe

● N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas I Republikës së Kosovës.

Ndërkohë që janë arrestuar të dyshuarit, policia ka bërë një kontrollë të detajishëm edhe të dyshuarve edhe veturës me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar;

■      Një revole të tipit STEYR, L9-A1

■     Një karikator, si dhe

■     Tridhjetë e dy copë fishek

Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej të njejtin

Të ngjashme