Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Prishtinës, pasi dyshohet se janë përfshirë në veprat penale ‘Keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’ si dhe ‘Hyrje në sistem kompjuterik”.
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar – Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprat penale:neni 301 – ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’ dhe neni 327 – ‘hyrje në sistem kompjuterik’.
Të dyshuarit me veprime të paligjshme përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna të shumta personale përfshirë kartela bankare, e-mail adresa dhe fjalëkalime dhe pastaj në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes këtyre të dhënave dhe kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme.
Dy të dyshuarit janë kapur në flagrancë me mallin e blerë dhe pastaj janë arrestuar. Po ashtu është kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave janë sekuestruar:
Me akt-vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje.