Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar dy të dyshuar dje në Ferizaj për  veprën penale vjedhje e rëndë.

Kjo pasi të dyshuarit , K.I. 23 vjeç dhe i mituri 17 vjeç në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në këtë qytet kanë hyrë me forcë në një kioskë.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve  kanë pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarëve  është shqiptuar masa e ndalimit policor për 24 orë dhe pas kompletimit të lëndës,rasti procedohet me procedurë të shpejtë në Gjykatë.

Sipas Policisë, personi i mitur gjithashtu është i dyshuar se me datë 13.01.2020 ka kryer edhe një rast vjedhje e rëndë në një lokal në Ferizaj,ku janë vjedhur një sasi e cigareve me vlerë 400 euro, 20 euro para të gatshme dhe  mbushje telefoni në vlerë 15 euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme