Policia Rajonale e Prizrenit ka arrestuar një person i cili në mënfjesin e 1 shkurtit kishte hyrë me forcë në një shtëpi në këtë qytet dhe kanë vjedhur gjësende të ndryshme.
Grabitësi së bashku me një person tjetër rreth orës 04:30 minuta të mëngjesit kishin hyrë me forcë në një shtëpi në rrugën “Zekrija Rexha” për të kryer vjedhje.
Gjatë kontrollit për gjësende të vlefshme, i kishte dëgjuar e zonja e shtëpisë dhe ishte ngritur për të parë se çfarë po ndodhte, sakaq, të dyshuarit e kapin me forcë me ç ‘rast njëri ia mbyll gojën që të mos bëzaj.
Viktima është mbajtur nga grabitësi derisa i dyshuari tjetër e ka kontrolluar shtëpinë dhe nga aty janë vjedhur dy telefona dhe para të gatshme ndërsa nga qafa dhe gishtat e dorës i janë hequr me forcë një zinxhir dhe dy unaza. Viktima përpos që ishte tmerruar kishte pësuar edhe lëndim trupor.
Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka preferuar të mbrohet në heshtje. Hetuesit po punojnë për identifikimin edhe të dyshuarit të dytë.