Arrestohen katër kaçanikas, mbanin armë pa leje

Prishtinë | 16 Shk 2020 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Më datë 15.02.2020 në Fshatin Runjevë të Kaçanikut, janë arrestuar katër meshkuj.

Gjatë kontrollit të veturës, me të cilën ishin duke qarkulluar të dyshuarit, njësitet policore kanë gjetur dhe konfiskuar tri (3) revole: njëra e tipit Zastava kalibër i panjohur, dhe dy tjera me gas, cal-9 mm, të gjitha pa fishekë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, tre prej të dyshuarve dërgohen në mbajtje, ndërsa njëri prej te dyshuarve lirohet në procedurë të rregullt.

Të ngjashme