Arrestohen katër persona në Ferizaj, e bënë për emergjencë një 31 vjeçar

Prishtinë | 17 Maj 2022 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë rreth orës 21:30, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën ‘‘Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj është një rast i lëndimit trupor.

Siç thuhet në komunikatë katër persona të dyshuar, të cilët shkak i një mosmarrëveshje në rrugë, kishin sulmuar personin të moshës 31 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe për tretman mjekësor është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Tutje thuhet se të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe në rast janë kyçur njësia e hetimeve e stacionit policor në Ferizaj

Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dy të dyshuarit me inicialet D.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar dhe RR.T (M/K) 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me inicialet G.T (M/K) i moshës 21 vjeçar dhe D.T (M/K) i moshës 15 vjeçar, lirohen për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim trupor’’.

Të ngjashme