Arrestohen katër të huaj në Portin e Durrësit, tentuan të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike false

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Katër shtetas të huaj kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Pritësi”.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se një shtetas palestinez dhe dy shtetas sirianë janë ndihmuar nga një shtetas gjerman, i fundit ky që i ka siguruar viza turistike falso, me qëllim mbërritjen në shtetin evropian.

Po ashtu u procedua penalisht shtetasja R. F., 37-vjeçe, shtetase siriane, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave apo i vizave”.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat dhe i masave të shtuara, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Pritësi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë katër shtetas. Këta kanë tentuar të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane të dyshuara të falsifikuara, me anë të ndihmës së shtetasit A. H., në Pikën e Kalimit Kufitar Porti i Durrësit, në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme