Arrestohen katër zyrtarë të Novobërdës që morën për tri vjet paga pa shkuar në punë

Prishtinë | 22 Pri 2022 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka njoftuar se ka ndaluar katër zyrtar të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare.

Në njoftimin e tyre dhënë për media, shtohet ky aksion është bërë më aktvendim të Prokurorit të Shtetit dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

“Me datën 22 prill 2022, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-NJHRKEK në Gjilan, janë ndaluar katër zyrtar të komunës së Novobërdës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje shtohet se, të dyshuarit janë pasuruar në mënyrë  të kundërligjshme, duke marrur nga komuna e Novobërdës paga në vlerë prej 13 mijë eurosh pa shkuar fare në punë.

“Të njëjtit dyshohen që me qëllim të përfitimi të kundërligjshëm pasuror, kanë mundësuar marrjen e pagës në periudhën kohore prej 3 viteve në shumë prej 13000 (trembëdhjetë mijë) euro pa u paraqitur në punë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Novobërdës, në shumë e lartshënuar”, përfundohet në komunikatë. 

Të ngjashme