Pesë persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”.
Sipas raportit policor, të dyshuarit, të gjithë meshkuj kosovarë, dyshohet se i kanë kryer këto vepra penale në kohë dhe vende të ndryshme.
Rasti është raportuar më 25 nëntor, rreth orës 07:20.
Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.