Arrestohen tre sulmuesit e dyshuar të Zogajt

Prishtinë | 18 Gus 2017 | 22:29 | Nga

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar tre persona si të dyshuar për rrahjen e drejtorit të burgjeve, Sokol Zogaj.

Gjatë operacionit të policisë së Kosovës janë bastisur tri lokacione të ndryshme.

Po ashtu, është sekuestruar edhe një veturë e tipit Volkswagen-Golf me të cilën dyshohet se kanë lëvizur sulmuesit.

Policia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për arrestimet e sotme.

Zogaj është rrahur mëngjesin e së mërkurës në hyrje të banesës së tij, njofton Klan Kosova.

Ai më pas është dërguar për tretman në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme