Arrestohet 21-vjeçari i kërkuar në Ferizaj

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Një person i kërkuar nga Policia, është arrestuar të mërkurën në Ferizaj.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për 21-vjeçarin me inicialet L.S., ndalimi i të cilit është bërë në rrugën “Ahmet Kaçiku” rreth orës 13:30.

I dyshuari është kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Narkotikë” dhe ishte i dënuar me burgim prej një viti e tre muajve.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 13:30 në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku’’ në Ferizaj kanë ndaluar dhe më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet L.S (M/K) i moshës 21 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘’ Vjedhje e rëndë dhe  Narkotikë ’ me dënim burgimi prej një viti e tre muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme