Policia e Pogradecit ka arrestuar në person të moshës 63-vjeçare, ku dyshohet se ka goditur me thikë një 44-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur Pogradec, i lënduari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë, raporton Euronews.al.
“Lidhur me këtë ngjarje ka nisur procedimi penal edhe për shtetasen A. B., 35 vjeçe, banuese në fshatin Velçan. Ajo dyshohet se ka fshehur mjetin prerës të përdorur në këtë ngjarje. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave”, thuhet në njoftim.