Në pikën kufitare me Malin e Zi në Kullë të mërkurën është arrestuar një person i dyshuar i cili ishte në kërkim policor.
Policia bën me dije se G. LL, 43-vjeçar i cili nga hetuesit e stacionit Qendra në Prishtinë është identifikuar që nga viti 2017, dyshohet të jetë i përfshirë në disa raste të vjedhjeve , që janë raportuar në polici, (kryesisht janë vjedhje të kuletave).
I dyshuari me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor të të gjitha stacioneve të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, janë duke kryer veprimet e nevojshme policore për kompletimin e lëndëve, të cilat pastaj do të procedohen në institucionet përkatëse.