Arrestohet ferizajasi pasi sulmoi gruan dhe vajzën e tij

Prishtinë | 08 Kor 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mbrëmjes së djeshme është arrestuar një person në qytetin e Ferizajt, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Ferizaj 07.07.2021 – 21:30. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimat femra kosovare (bashkëshorten dhe vajzën e tij). Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport.

Të ngjashme