Arrestohet gjilanasi, falsifikoi datën e lindjes për të hyrë në pension

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka falsifikuar datën e lindjes.

“Me 14.02.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka falsifikuar datën e lindjes në kopjen e Ekstraktit nga Regjistri Qendror i Gjendjes  Civile, me qëllim që të vazhdoj punën edhe për një vit më shumë, për shkak të  arritjes së moshës së pensionimit”, thuhet në raport.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme