Arrestohet hajni që kreu vjedhje në tri shtëpi

Prishtinë | 07 Shk 2022 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Policia ka arrestuar të dyshuarin për vjedhje në tri shtëpi në Fushë Kosovë, nga ku ka vjedhur stoli ari, bizhuteri dhe telefona.

“Me 06.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer vjedhje në tri shtëpi, prona të tre ankuesve meshkuj kosovarë duke vjedhur stoli ari, bizhuteri dhe telefona. Si pronave materiale te i njëjti janë sekuestruar : bizhuteri të ndryshme dhe një telefon. Me vendim të prokurorit i dyshuari pa intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, njofton policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme