Vetëdorëzohet i dyshuari kryesor për vrasjen në Prishtinë, ndalohet për 48 orë

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm është vetëdorëzuar i dyshuari në rastin e vrasjes së viktimës A.J., paraditen e djeshme në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Intensiteti i punës së hetuesve policor, të cilët që nga momenti kur ka ndodhur rasti kanë bastisur gjashtë lokacione për të lokalizuar/arrestuar të dyshuarin, si dhe thirrjet zyrtare nga ana e tyre, kanë bërë që sot rreth orës 07:00 i dyshuari kryesor për këtë rast : B. Sh mashkull 26 vjeç, të  vetë dorëzohet në stacion policor”, tha ajo.

Ajo tha se i dyshuari “ka dorëzuar një armë zjarri (revole) e cila dyshohet të jetë përdorur në rastin në fjalë” .

Po ashtu nga ana e policisë  është konfiskuar për ekzaminim edhe një veturë e tipit Citroen, raporton EO.

Të dyshuarit , nga ana e prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme