Arrestohet i dyshuari për katër raste të grabitjes në Mitrovicë

Prishtinë | 05 Mar 2023 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person të dyshuar për katër raste të veprës penale ‘Grabitja’.

I arrestuari është B.M, 40-vjeçar.

“Arrestimi i të dyshuarit është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në katër raste të grabitjes, raste këto të ndodhura mujave të fundit në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Pas intervistimit të njëjtit i janë caktuar 48 orë paraburgim.

Të ngjashme