Arrestohet i dyshuari për sulmin e dytë masiv në Serbi

Prishtinë | 05 Maj 2023 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet serbe kanë arritur që ta arrestojnë 21-vjeçarin e dyshuar për sulmin masiv të mbrëmshëm ku mbetën të vrarë tetë persona dhe u plagosën 13 të tjerë në fshatin Dubonë.

Siç raporton RTS, i dyshuari është arrestuar në afërsi të fshatit Kragujevcit.

Sulmi raportohet të ketë ndodh rreth orës 23:00, teksa sipas ministrisë së Brendshme të Serbisë, sulmuesi qëlloi një grup njerëzish me një armë automatike dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se sulmi i mbrëmshëm është i dyti i këtij lloji pasi të mërkurën një fëmijë 13-vjeç dyshohet se la të vdekur tetë fëmijë dhe rojen e një shkolle në Beograd.

Të ngjashme