Arrestohet i dyshuari për vjedhje të arit në vlerë rreth 20 mijë euro në Ferizaj

Prishtinë | 02 Nën 2019 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë  personin B.I. njenin nga dy të dyshuarit për kryerjen e veprës  penale  të grabitjes .

I dyshuari, B.I. (m/sh/k  31 vjeç) në bashkëpunim me një person tjetër,  më datën 31.12.2018, rreth orës 17:30 minuta,në Ferizaj, rr.,,Dëshmorët e Kombit”,të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata AK-47,kanë hy në një argjendari dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur stoli ari në vlerë rreth 20.000 euro dhe në ikje e sipër kanë shti me armë në ajër e duke u larguar në drejtim të panjohur. 

Pas intervistimit  ,  prokurori i Shtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme