Është arrestuar person i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori i policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.
Graishta ka thënë se i arrestuari nuk është intervistuar ende nga policia sepse është i lënduar.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë u arrestua në fshatin Zllakuqan të Klinës.
Ai u gjet me plagë, pasi dyshohet se është rrahur dhe plagosur nga dy vëllezërit, tashmë të ndjerë.