Arrestohet i dyshuari që kishte mbyllur një grua me fëmijë në shtëpi

Prishtinë | 22 Mar 2022 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar në Pejë, pasi i njëjti ka mbajtur një femër, së bashku me fëmijën e saj, pa dëshirën e saj, në një shtëpi.

“Me datë 20.03.2022, rreth orës 16:00, Policia është informuar se në rrugën ‘Agush Gjoci’ në Pejë, një femër, së bashku me fëmijën e saj, është duke u mbajtur e mbyllur, pa dëshirën e saj, në një shtëpi”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, nga aty ka marrë viktimën së bashku me fëmijën, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë.

“Viktima deklaron se është mbajtur e mbyllur, pa dëshirën e saj, nga i dyshuari tri (3) ditë”.

“Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot me datë 22.03.2022, ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, M.D., i lindur më 1966. I dyshuari, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në ndalim policor prej 48 orësh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme