Arrestohet i dyshuari që nuk pagoi shërbimet dhe ia vodhi telefonin taksistit

Prishtinë | 06 Maj 2024 | 09:01 | Nga Ekonomia Online

Një taksist ka njoftuar se një klient i tij, përveç se nuk e ka kryer pagesën, ia ka vjedhur edhe një telefon të tipit “Iphone XS”.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“VJEDHJE- Prishtinë 05.05.2024-22:20. Ankuesit mashkull kosovar, ka raportuar se pasi që ka kryer shërbime taksi një personi, i njëjti nuk ia kishte kryer pagesën dhe njëkohësisht ia kishte vjedhur edhe një telefon celular “Iphone XS” dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Njësiti policore ka arrit që ta identifikojë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar, dhe i njejti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”

Të ngjashme