Arrestohet i dyshuari që shkaktoi dëm mbi 500 mijë euro duke shmangur automjetet nga taksat

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Pas hetimeve disa mujore nga ana e Doganës dhe nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person i dyshuar për mashtrime me taksa doganore.

Personi i dyshuar është arrestuar pasi ngarkohet me disa vepra penale që ndërlidhen me mashtrimet me taksa doganore, si: “Falsifikim i Dokumenteve, mashtrim dhe shmangie nga Taksat e Detyrueshme Doganore”.

“I dyshuari në mënyrë të përsëritur ka falsifikuar dokumente për automjete me qëllim të shmangies nga taksat e detyrueshme doganore dhe si rrjedhojë e këtij veprimi dëmi i shkaktuar llogaritet të jetë mbi 500,000.00 Euro”

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operative nga Dogana e Kosovës është arritur të rikuperohet shumica e dëmit të shkaktuar duke arritur të sigurohen taksat doganore.

Të ngjashme