Arrestohet një i mitur në Prishtinë, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer vjedhje në një lokal.
Sipas raportit 24 orësht të policisë, i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë 03.01.2022 – 08:30-05:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur për shkak të dyshimit se me datën 03.01.2022 kishte kryer vjedhje brenda në lokalin e viktimës mashkull kosovar. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.