Arrestohet ish-presidenti i Kirgistanit, gjatë bastisjes vdes një polic

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Forcat e sigurisë së Kirgistanit kanë arrestuar ish-presidentin Almazbek Atambayev pa një bastisje të rëndë që u zhvillua në pronën e tij, ku mbeti i vdekur një oficer.

Atambayev raportohet se u dorëzua dhe u dërgua në kryeqytetin e vendit, Bishkek.

Ai më parë kishte refuzuar të dorëzohej, duke provokuar një bllokim në të cilin përkrahësit e tij morën robër gjashtë oficerë.

Ai ka mohuar akuzat e korrupsionit, duke thënë se ato janë të motivuara politikisht.

Oficerët e forcave speciale u përpoqën të sulmojnë shtëpinë e Atambayev vonë të mërkurën në mbrëmje, por mbështetësit e tij morën armë në mbrojtje të tij.

Gjashtë ushtarët që u kapën u liruan më vonë.

Të ngjashme