Arrestohet katër shtetas të huaj në Prishtinë, Policia u gjen armë, fishekë e marihuanë

Prishtinë | 20 Maj 2026 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të huaj në Prishtinë.

Përmes, raportit 24 orësh Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në banesën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një armë me 23 fishekë, tetë telefona, dy pasaporta të shteteve te huaja si dhe substancë e dyshuar narkotike marihuanë 2.1 gram.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë 18.05.2026. Me datë 19.05.2026 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas te huaj si dhe është kryer kontrollë në banesën e tyre ku janë gjetur dhe konfiskuar: një armë me 23 fishekë, tetë telefona, dy pasaporta të shteteve te huaja si dhe substancë e dyshuar narkotike marihuanë 2.1 gram. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Të ngjashme