Arrestohet majmuni në Afrikë të Jugut pasi “plaçkiste” shtëpitë

Prishtinë | 24 Sht 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Kataza ka një histori të gjatë të telasheve me autoritetet me autoritetet në Cape Town të Afrikës së Jugut. Kështu që kur ai organizoi një grup të majmunëve tjerë për të bastisur disa shtëpi në periferi, ai u kap. Tash flenë në një burg lokal, ndonëse në rrjetet sociale po bëhet kampanjë që të lirohet, shkruan agjencia AP.

Kataza është majmun, një nga disa qindëra majmunë që jetojnë rreth Cape Town dhe shpesh krijojnë shqetësime kur futen në prona duke kërkuar ushqim. Ata rrotullojnë shportat e bërllogut, mundohen të vjedhin pemë e perime nga oborret dhe në përgjithësi shkaktojnë telashe.

Storia e Katazas është një nga dilemat e radhës në Cape Town se si të merren me majmunët, që jetojnë nëpër vende malore përreth qytetit, por shpesh shfrytëzojnë rastin për t’u futur në prona.

Në Cape Town madje është edhe një Ekip Teknik për Babunët. Anëtarët e këtij grupi shpesh tentojnë të largojnë majmunët nga lagjet me armë me ngjyra. Më problematikët nganjëherë edhe eutanizohen.

Kataza ka operuar në fshatin Kommetjie. Pasi u kap, ai u vendos në zonën në afërsi Tokai, duke shrpesuar se do të integrohet me një grup tjetër të majmunëve më të sjellshëm dhe do të ndalte rrëmujën.

Por, aktivistët kërkojnë që ai të kthehet në shtëpi dhe të bashkohet me grupin e vet.

Jenni Trethowan ka nisur kampanjën dhe e ka grupin “Baboon Matters”, duke kërkuar që njerëzit dhe majmunët të bashkëjetojnë paqësisht.

“Majmunët po kriminalizohen për gjërat që ata i bëjnë normalisht”, thotë Trethowan.

Të ngjashme