Policia ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjykate në qytetin e Ferizajt.
Sipas njoftimit zyrtar, më 25.02.2026, rreth orës 11:30, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj, policët e stacionit policor në Shtime kanë arrestuar personin me inicialet F.R. (37 vjeç), i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
“Personi i arrestuar ishte i dënuar me 40 (dyzet) ditë burgim për veprën penale ‘Ngacmimi’ dhe ndodhej në kërkim sipas urdhëresës së gjykatës kompetente”, thuhet në komunikatë.
Pas arrestimit dhe kompletimit të dokumentacionit përkatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.