Një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është ekstraduar në Kosovë.
Sipas raportit policor, është bërë e ditur se i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar në Kroaci në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet kosovare.
Pas arrestimit, i njëjti është ekstraduar në Republikën e Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR/ANP-së-Adem Jashari / 16.05.2026 – 00:30. Në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet kosovare, në Kroaci është arrestuar i kërkuari m/k dhe i njëjti është ekstraduar në Republikën e Kosovës. I njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.