Arrestohet në Shkozë të Vërmicës i dyshuari për kontrabandim me emigrantë nga Siria

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Një person është arrestuar të premten në fshatin Shkozë të Vërmicës, pasi dyshohet për transportim të emigrantëve nga Siria.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur të premten në mëngjes ku ngasësi i automjetit, ishte arrestuar pasi në automjet kishte shtetas të Sirisë.

“Fsh. Shkozë, Vermicë 27.08.2021 – 09:00. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar emigrantë, pasi në automjet ishin has shtetas të Sirisë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Të ngjashme