Policia në Gjilan njofton se pas hetimeve të zhvilluara është identifikuar dhe arrestuar një mashkull kosovar si i dyshuar për përfshirje në shumë raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në qytetin e Gjilanit.
Bëhet e ditur se i dyshuari gjatë intervistimit në prani të avokatit ka pranuar se ka qenë i përfshirë në 10 raste të vjedhjeve.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është dërguar në mbajtje.