Arrestohet një 17 vjeçar pasi i gjetën armë dhe municion pa leje

Prishtinë | 15 Shk 2019 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Një 17 vjeçar është arrestuar në Skënderaj pasi gjatë kontrollit policor në shtëpinë e tij janë gjetur një numër armësh pa leje.

“Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore-Mitrovicë, e cila ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar B. D. 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, njofton Policia.

Përveç konfiskimit të gjërave të kundërligjshme, gjatë kohës së bastisjes i dyshuari ka kanosur zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare

Gjatë këtij kontrolli në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm:

• dy pushkë ajrore,
• një pistoletë
• një pushkë cal 6.35 mm,
• një pushkë gjuetie
• nëntë (9) copë fishekë,
• një tytë e pushkës ajrore
• një thikë ushtarake,
• dy dylbi të pushkës
• një thikë
• një boks hekuri.

Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndërsa ndaj tij janë iniciuar raste për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘kanosje’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme