Arrestohet një 23 vjeçar në Mitrovicë, policia i gjeti substanca narkotike

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.

“Arrestimi i të dyshuarit, është realizuar në kohën kur një njësi policore ka ndaluar një automjet me targa vendore, me ç’rast pas kontrollit të detajuar te personi i personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 1.5 gr”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar D. I.,23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas procedurave intervistuese është liruar në procedurë të rregullt. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme