Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin Varosh të Ferizajt është një rast i lëndimit trupor.
Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe
menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e
dyshuar me inicialet V.S (M/K) i moshës 31 vjeçar, i cili shkak i një
mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë fizike ndaj personit tjetër me inicialet G.Z ( F/K) e moshës 27 vjeçare, duke i shkaktuar lëndime
trupore . Për këtë e njëjta ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, pastaj është liruar .
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga Njësia e Hetimeve , me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është iniciuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.