Arrestohet një 46-vjeçar në Viti për posedim të paautorizuar të armëve

Prishtinë | 30 Mar 2022 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Stacioni policor në Viti ka pranuar një informacion se një person në fshatin Remnik të Komunës së Vitisë posedon armë pa leje.

Në lidhje me këtë rast njësitet policore të rendit shoqëruar edhe nga njësia e hetimeve i janë përgjigjur menjëherë këtij rasti dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me aprovim të Gjykatës Themelore në Gjilan, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, i moshës rreth 46 vjeçar dhe aty janë gjetur: një armë zjarri pushkë gjysmë automatike me 8 copë fishekë, të cilat më pas janë konfiskuar.

Policia njofton se i dyshuari është arrestuar fillimisht dhe është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve’’ për procedura të mëtejme hetimore.

Të ngjashme