Arrestohet një grua pasi ngacmoi një burrë, e kishte të ndaluar nga gjykata

Prishtinë | 12 Gus 2020 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Gjykata ia kishte ndaluar t’i afrohet një burri, por një grua nga Suhareka raportohet se i kishte shkuar madje në shtëpi dhe e kishte ngacmuar e shqetësuar.

Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, nuk njofton për raportin që kishin mes vete, porse e dyshuara është arrestuar për ngacmim ndaj tij.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se kishte shkuar te shtëpia e viktimës të cilin e kishte shqetësuar dhe ngacmuar. E dyshuara me vendim të gjykatës e ka të ndaluar t’i afrohet viktimës pasi ai ka urdhër mbrojtës”, thuhet në raportin e PK-së.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme