Arrestohet një i dyshuar në Gjilan për kultivim të narkotikëve

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Në Gjilan është arrestuar dje një burrë me dyshimin se ka kultivuar bimë narkotike.

Këtë e bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe janë konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 61.9 gramë, një armë automatike dhe tetë gëzhoja. Po ashtu në serën e të dyshuarit janë gjetur katër bimë të llojit kanabis sativa”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Të ngjashme