Arrestohet një kosovar në Serbi me dyshimet për kontrabandim me armë dhe drogë

Prishtinë | 15 Nën 2022 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Një kosovar është arrestuar në Serbi.

Mediat serbe raportojnë e ai dyshohet për kontrabandim të armëve dhe drogës.

Sipas tyre bëhet fjalë për Dinë Hetaj, të cilit mediat serbe i referohen si “anëtar i një bande kriminale”.

Raportohet se policia ka gjetur tre çanta udhëtimi me pesë pushkë automatike, disa pistoleta si dhe mbi 500 fishekë.

Sipas medieve atje, Hetaj është marrë edhe me transferimin e paligjshëm të emigrantëve drejt vendeve të Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Suboticë, përcjell Klankosova.tv.

Të ngjashme