Arrestohet një person i dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë

Prishtinë | 01 Shk 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Pejë, me datën 15.01.2022, rreth orës 08:40, ka pranuar një informacion se në rrugën “Bill Klinton”, në Pejë, person/a të pa njohur kishin hyrë në një lokal dhe nga aty kanë vjedhur: dy (2) llap top, dy (2) litra alkool dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin. D. H. lindur me 2001.

Pas intervistimit të personit të dyshuar i cili dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, me urdhër të Prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48- Orësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme